Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramës nuk ia mban të dalë në debat me mua se i dalin milionat e fshehura në offshorë

Berisha: Ramës nuk ia mban të dalë në debat me mua se i

Kreu i PD, Sali Berisha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama për një debat publik.

Nga Librazhdi, Berisha thotë se Rama refuzon të përballet me të në një studio televizive nga frika se i dalin qindra milionë euro të fshehura në  offshorë, tenderat e baxhanakut, thjeshtrës, i del vëllai i implikuar në shumë afera etj.

Berisha: I them Edi Ramës hajde dalim bashkë në studio dhe merr ç’të kesh për Sali Berishën dhe unë ç’kam për ty.

Nuk ia mban, jo vetëm nuk del vetë, por nuk le asnjë prej kandidatëve të tij.

Nuk ia mban se i dalin qindra milionë euro të fshehura në  offshorë, i dalin qindra tendera të baxhanakut, thjeshtrës, i del vëllai i implikuar në shumë afera.

I del firma e tij në 420 milionë euro për djegësat, i del firma për Durrësin.

Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm amerikan: kam pasur shumë klientë që kishin vjedhur nga 1 miliard dhe duhej t’i mbroja, por secili ishte i gatshëm të vidhte edhe 1 miliard tjetër.

Ua thashë këtë sepse këta nuk kanë të ngopur në asgjë.

  

Të fundit