Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ramës: Nuk ka komision që të shpëton lëkurën

Berisha-Ramës: Nuk ka komision që të shpëton

Kryedemokrati Sali Berisha foli për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion.

Nga tubimi qytetar ai iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë se nuk ka komision që t'ia shpëtojë lëkurën.

"Edi Rama, iku koha kur mashtroje shqiptarët dhe botën me dëshmitare të rremë opozitën.
Opozita do të qëndrojë dhëmb për dhëmb, do të të marrë fytyrën, do u tregojë shqiptarëve dhe botës se sa i pafytyrë je ti, se cili je ti, shef i narkotrafikut, i shtetit të trafiqeve.
Ndaj dhe nuk ka akt, nuk ka atentat, nuk ka kurth, nuk ka vendim që të të shpëtojë ty nga sulmi i fitores të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.
Tani, nuk kanë sosur ditët. Nuk ka komision që të shpëton lëkurën. Krijo jo një, po dhjetëra komisione, je i destinuar të përfundosh në koshin e plehrave të historisë", u shpreh Berisha. 

Të fundit