Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon 30 minuta para protestës: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

Berisha reagon 30 minuta para protestës: Nuk do ndalemi deri në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale gjysmë ore para nisjes së protestës së thirrur nga opozita. Në një deklaratë në facebook, ai akuzoi qeverinë se ka deformuar procesin zgjedhor dhe paralajmëroi një seri protestash që, sipas tij, do të vijojnë pa ndërprerje.

“Ne si opozitë kemi kërkuar një proces zgjedhor të drejtë. Qeveria e shndërroi atë në një farsë. Sot çdo qytetar shqiptar ka në dorë fakte të brendshme dhe ndërkombëtare që tregojnë se me Edi Ramën nuk mund të ketë rotacion me votë. Për këtë arsye, nis sot një sezon protestash të pandalshme deri në largimin e Ramës dhe Lubonjës!”, deklaroi Berisha.

Të fundit