Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon nga Kukësi për shkarkimin e Flamur Nokës: Bashën e ka kapë një frikë e tmerrshme, merr vendime nga zyra

Berisha reagon nga Kukësi për shkarkimin e Flamur Nokës:

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, nga kreu i PD, Lulzim Basha. 

Nga foltorja e Kukësit, Berisha thotë se kryedemokratin Basha e ka kapur frika, ndaj merr vendime nga zyra.

“Ka ndodh një gjë e tmerrshme me ish kryetarin, e ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. nuk u takon, merr vendime nga zyra nga frika.

Së fundmi përjashtoi dhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë e askush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. I ka vetë, vetë është peng dhe i pashpresë, ndaj a mund të jetë zot shtëpie që ka frikë nga gratë dhe burrat e shtëpisë, duhet të ikë sa më parë”, tha Berisha.

Të fundit