Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon pas deklaratës së Ajola Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro

Berisha reagon pas deklaratës së Ajola Xoxës: Vetëm në

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ajola Xoxës, lidhur me faturat e kripura të shpenzimeve.

Nga konferenca për gazetarët, Berisha tha se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro. Kreu i PD shtoi se vetë ai ka sjellë faturat doganore që faktojnë shifrën e publikuar nga prokuroria.

“Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar, mund të them se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore unë i kam sjellë këtu dhe ato faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Mendoj se aktet më të rënda, në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj nga burri i saj, nga paratë e taksapaguesve”, u shpreh Berisha.

Të fundit