Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Thotë 'Belinda bëhet kurban po më harroni mua'

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Thotë 'Belinda

Pas kryeministri Rama deklaroi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Ballukut, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Kreu i saj, Sali Berisha në një postim në Facebook, ka komentuar deklaratën e Ramës për drejtësinë. Berisha shkruan se Rama është trembur nga Balluku dhe SMS-të e saj me Ervis Berberin.

“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza”, tha Rama sot, deklaratë që Berisha e lexon si paralajmërim se mund të bëjë kurban Ballukun, por veten do ta shpëtojë.

“Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!

Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.

Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:

“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin.

Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda”, deklaroi Balluku.

Të fundit