Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon pas qëndrimit të Ramës: Sulmon drejtësinë dhe mbron rrethin e tij, PE kërkon hetim për Ballukun

Berisha reagon pas qëndrimit të Ramës: Sulmon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas fjalës së kryeministrit në mbledhjen e grupit të PS, ka reaguar me një videomesazh.

Berisha akuzoi Ramën për sulm ndaj drejtësisë dhe për përpjekje të hapur për të mbrojtur veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryedemokrati tha se Rama po manipulon opinionin publik duke shfrytëzuar integritetin e drejtueses së AKSHI-t si mburojë, ndërsa teksa ai fliste sot, parlamentarët europianë kërkuan heqjen e imunitetit dhe dhënien para drejtësisë Belinda Ballukun, si dhe kushte të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit

Berisha i bëri thirrje shqiptarëve të protestojnë të shtunën në orën 18:00, kundër qeverisë të cilën ai e quan “narkoregjim”.

“Edi Rama, në fjalën e tij, përveçse mbrojti veten në të gjitha mënyrat, duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, si edhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka që vërtitej rreth tij personalisht, i vetëdijshëm se është tashmë në rreth të kuq.

Siç e vutë re, i gjithë fjalimi i tij përqendrohej te integriteti i lartë i Mirlindës së AKSHI-t, dhe si provë për këtë integritet paraqiste faktin se ajo banon në një pallat me qira dhe se nuk di t’i japë makinës. Qesharake! Në fakt, Linda nuk është gjë tjetër veçse prestanome e Lindës tjetër, e gjysmës më të mirë të Edi Ramës.

Sot, në të njëjtën kohë kur ai fliste, në Parlamentin Europian, parlamentarë të nderuar kishin një seancë debati për Shqipërinë, në të cilën u deklarua se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri kanë kapur nivelet më të larta të pushtetit. Dhe për secilin prej jush është e qartë se nivelet më të larta të pushtetit janë: Edi Rama, Belinda Balluku dhe kukulla e tyre në presidencë: Bajram Begaj. Në Parlamentin Europian, në të njëjtën kohë, u kërkua në mënyrë të prerë heqja e imunitetit dhe dhënia para drejtësisë e Lubi Ballukut. U kërkuan kushtëzime të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe heqja përfundimisht dorë nga amendamentet dhe ligjet me të cilat Edi Rama do të mbrojë veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

E shtuna, në orën 18:00, është dita juaj; është dita e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjimit dhe kreut të tij, Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Të fundit