Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar nga Albanian Policy Center dhe Fondacioni ‘Konrad Adeanuer Stitfung’ me temë ‘Vlerësimi i Reformës në Drejtësi të Shqipërisë. Sfidat, Pasojat dhe Rruga e Drejtë’ këtë të premte, shprehu kritika të forta ndaj Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e quajtur atë “eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë”.

Berisha u shpreh se reforma është hartuar në mënyrë të fshehtë dhe akuzon që ajo ka sjellë një sistem që mohon të drejtat e shqiptarëve për një proces ligjor të drejtë, duke theksuar se ky proces ligjor, i cili ishte i pranueshëm deri në atë kohë, ka lejuar progresin e Shqipërisë në institucione ndërkombëtare si Këshilli i Europës, NATO dhe në marrëveshjet me BE-në.

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

Të fundit