Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Reforma Soros në drejtësi i ka prerë kolonën vertebrale shtetit shqiptar

Berisha: Reforma Soros në drejtësi i ka prerë kolonën

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi gjatë një bashkëbisedimi me intelektualët në Pogradec.

Sipas Berishës, shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme që të kenë një proces të drejtë, sepse sipas tij, George Soros kishte vetëm një projekt, ta shndërronte drejtësinë në një degë të ekzekutivit.

Berisha: Ju folët për drejtësinë. Kur nisi reforma e kam mbështetur me të gjithë forcën time, sepse nuk ka gjë më të mirë se një drejtësi funksionale dhe të pavarur në një vend.

Çfarë pashë unë? George Soros kishte vetëm një projekt; ta shndërronte drejtësinë në një degë të ekzekutivit.

Unë e dija, sepse e njoh shumë mirë Sorosin, më mirë se kushdo ndoshta. Nuk mund të mos kërkoja shpalljen e tij ‘non grata’.

Kjo reformë i ka prerë shtetit shqiptar kolonën vertebrale.

Harta është një ‘colpo di gracia’ tjetër mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë në kundërshtim me ligjin.

Shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme që të kenë një proces të drejtë. Ligji ndërkombëtar thotë, jo vetëm proces transparent, por edhe në kohë.

Sepse ai qytetar që nuk e merr drejtësinë në kohë, rrethanat mund të ndryshojnë, ai mund të vdesë dhe e merr në varr padrejtësinë që i është bërë.

Sot kanë 106 mijë dosje që presin 20 vite. Nuk ka më të drejtë reale për qytetarët e këtij vendi, falë reformës së Soros, i cili është promovuesi kryesor mbi tokë i ekstremit të majtë dhe kjo është e vërteta.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë në SHBA kjo gjë. Shqipëria u shndërrua në kavjen e Sorosit.

Të fundit