Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën, dëshmon frikën e Ramës

Berisha: Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën,

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur pas seancës plenare duke deklaruar se refuzimi që qeveria i bëhet interpelancës për Arubën, dëshmon frikën e Ramës për veprimet e tij.

Berisha riktheu në vëmendje takimin e Ramës me Luftar Hysën e kartelit Sinaloa në zyrën e Kryeministrisë.

Berisha: Të nderuar qytetarë, refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga aktet e tij, të cilat janë unike. Pas Maduros së Venezuelës, nuk ekziston një kryeministër që të ketë shkuar vetë apo të ketë dërguar si dërgatë ministra që janë këtu në sallë, në Aruba për të arritur një marrëveshje me bosët e drogës.

Është recidivist Edi Rama, a nuk priti Luftim Hysën e Sinaloas në zyrë? E ka pohuar vetë këtë. E ka pohuar se i ka dhënë licencën e kazinosë. Këto janë dëshmitë më flagrante të narkoshtetit. Dëshmitë ku shkrihet në një qeveria me klanet e drogës dhe faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë. Pse keni frikë nga transparenca? Nëse këto veprime nuk kanë ndodhur, dilni dhe mohojeni këtu. Po nuk e mohoni dot se është me Luftim Hysin në zyrë dhe e ka pohuar vetë. Nuk mohoni dot çarterin e nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës në Aruba.

Të fundit