Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha refuzoi dietat, reagon Kuvendi: Ishte lapsus, depozituam vetëm pagën

Berisha refuzoi dietat, reagon Kuvendi: Ishte lapsus, depozituam vetëm

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas kërkesës së ish kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi që të tërhiqeshin dietat nga llogaria e tij bankare.

Në reagimin Kuvendit thuhet se dieta e vendosur në publikim online ishte një lapsus dhe se në llogarinë bankare të tij ishte depozituar vetëm paga mujore e deputetit.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, sqaron Kuvendi.

Të fundit