Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim paraqitjeje

Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë për masën detyrim

Avokatët e Kryedemokrati Sali Berisha i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për vendimin e Apelit të Posaçëm që më 3 janar caktoi detyrim paraqitje kreun e PD.

Ish-kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.

Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi.

Ky i fundit prishi vendimin e Shkallës së Parë së Gjykatës së Posaçme për revokim të masës së sigurisë, duke caktuar ndaj Berishës këtë masë lehtësuese, si dhe duke e detyruar atë të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në SPAK.

Hera e fundit e paraqitjes së Berishës në Prokurorinë e Posaçme ishte në datën 3 mars.

Të fundit