Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rendit ndryshimet që parashikon t’i bëjë PD-së: Për t’u bërë kryeministër do të votohesh në primare

Berisha rendit ndryshimet që parashikon t’i bëjë

Ish kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Gjirokastrës ka renditur ndryshimet që do të propohen për t’i miratuar në statutin e PD për një parti më demokratike.

Sipas Berishës, në këto ndryshime parashikohet që kryetari i partisë ikën në rast disfate, apo për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare pasi të fitojë.

Do bëjmë gjithçka që kryetari që humb zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë më kryetar. Janë akte demokratike., nëse ka shënuar disfatë, ikën. Vjen tjetri deri sa ta çojë në fitore, por ky mbyll derën e fitores. Kryetari po humbi zgjedhjet lokale do japë dorëheqjen, të hyjë në garë i dorëhequr.

 Edhe Kryeministri për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare njëherë pasi të fitojë. Kjo parti kandidatin e saj e ka votuar me dy kandidatura.

Do ta bëjmë PD më demokratike. U them demokratëve mos u ndikoni nga veprimet e turpshme. Partinë do ta bëjmë sic janë idealet tuaja”, u shpreh Berisha.

 

 

Të fundit