All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha: Restoranti i Fugës dhe Maznikut mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC

All - Paragraf - 1

Berisha: Restoranti i Fugës dhe Maznikut mori tenderin 700 mijë euro

Shpenzimet e bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të ish-nënkryetarit të bashkisë, aktualisht Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku të publikuara nga BIRN u cekën sonte edhe nga kreu i PD, Sali Berisha.

All - Paragraf - 3

Nga protesta e demokratëve poshtë banesës së tij, Berisha tha se restoranti i Fugës dhe Maznikut mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC. 

Berisha: Miq, çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë.


Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive.
Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.
Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC.
Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.
Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit.
Këta janë fytyra e Edi Ramës.
Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve.
Të gjithë zemërimin e tyre.

Të fundit