All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare! Dënoj barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve

All - Paragraf - 1

Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare! Dënoj barbaritë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zhvillimet në Iran, duke deklaruar se revolucioni demokratik i opozitës iraniane ndodhet pranë fitores përfundimtare.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon regjimin e Ajetullahëve për “masakra dhe barbarizma të papara” ndaj protestuesve paqësorë, duke pohuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë mbi 2 mijë persona.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për opozitën dhe popullin iranian, duke dënuar ashpër dhunën e autoriteteve dhe duke theksuar se qytetarët iranianë po luftojnë për liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar.

Postimi i Berishës:

 Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.

Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.

Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!

Vdekje Ajetullahëve!

 

Të fundit