Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rrëzon pretendimet: Ky është dokumenti që vërteton se Rama dhe qeveria e tij janë nën hetim nga SHBA

Berisha rrëzon pretendimet: Ky është dokumenti që

Kryetari i PD-së, Sali Berisha rrëzoi përmes fakteve zërat se Edi Rama nuk është nën hetim. Në deklaratën për mediat, ai tregoi dokumentin, që vërteton se Rama dhe e gjithë qeveria e tij është nën hetim nga Shtetet e Bashkuara.

Berisha tha se më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorinë të hetojë kryeministrin shqiptar dhe qeverinë e tij.

Kryedemokrati tha se është urdhëruar verifikimei i mesazheve, telefonatave, letrave dhe çdo materiali që mund të shërbejë si provë.

“Këto ditë, moria e lakejve kanë bërë gjithçka për t’u dezinformuar jo në mënyrën më të turpshme. Ata ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt. Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet. Sidoqoftë, ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar.

Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.

Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës. Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt. Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:

Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon. Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë:

Agron Neza, Lou Bladel- paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në historinë e saj”, tha Berisha.

Berisha rrëzon pretendimet: Ky është dokumenti që

Të fundit