Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rrëzon propagandën e Ramës: Me të njëjtin çmim në bursë, nafta në kohën tonë shitej 140 lekë, tani është mbi 220 lekë

Berisha rrëzon propagandën e Ramës: Me të njëjtin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për “propagandë dhe mashtrim” lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri, duke krahasuar periudhën e qeverisjes së demokratëve me situatën aktuale.

Në një deklaratë , Berisha tha se të dhënat tregojnë një diferencë të madhe në çmimin e naftës në vend, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare çmimi ka qenë i njëjtë.

Ai theksoi se çmimi më i lartë i naftës në bursë është regjistruar në vitin 2008, kur arriti në 147 dollarë për fuçi, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, nafta është shitur në intervalin 150-160 lekë.

Sipas Berishës, këto shifra rrëzojnë pretendimet e qeverisë se çmimet aktuale janë të krahasueshme me ato të së kaluarës, duke i cilësuar deklaratat e mazhorancës si “mashtrim të turpshëm”.

Ai u shpreh se zgjidhja e vetme për të përballuar situatën është ulja e taksave mbi karburantet, duke kërkuar përgjysmimin e tyre dhe vendosjen e një sistemi fiskal të ngjashëm me vendet e rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

PJESE NGA FJALA

Tani, propaganda e tij, propaganda e mashtrimit, kërkesave tona për përgjysmimin e taksave u përgjigjet me mashtrimin se çmimet kanë qenë po kaq të larta gjatë periudhës tonë.

Mashtrim i turpshëm.
Unë kam këtu këto të dhëna.
Me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursën ndërkombëtare ishte 97 dollarë, në tregun shqiptar është shitur me 140 lekë.
Me 7 prill të vitit 2022, nafta në bursë ka qenë 97.2 dollarë, pra e njëjtë, në Shqipëri është shitur me 228 lekë.
Nafta në bursë çmimin më të lartë nga viti 2005 gjer sot e ka pasur në vitin 2008, as në periudhën e Covid-it, as në periudhën e Pranverës Arabe. Ishte viti kur nafta arriti 147 dollarë për shkak të rritjes së kërkesës në bursë.
Dhe në verën, në kulmin e kësaj, nafta në Shqipëri shitej 150-160 lekë.
Për të qartësuar se tani nxjerr edhe njerëz në telefona, se tani përveç banalistëve ai angazhon edhe patronazhistët në propagandën e tij vulgare.
Pra, asnjë rrugë tjetër nuk ka për të shpëtuar nga kjo situatë dramatike përveç përgjysmimit të taksave.
Vendosjes së një sistemi fiskal të njëjtë me Maqedoninë dhe Kosovën.
Ai nuk ka asnjë lloj cipe.
Ata thotë, e kanë taksën në makinë. Të njëjtën taksë kemi me Kosovën dhe Maqedoninë. Të njëjtën.
Ndaj dhe duhet që ne të insistojmë në mbrojtje të interesit publik, por njëkohësisht ky është një kazus për revoltë të fuqishme kundër kësaj qeverie.
Është taksa e saj e lartë.
Vetëm një injorant mund të pranojë një taksë të tillë.
Mund të vërë si satër çmimin e energjisë, çmimin e naftës.

Të fundit