Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rrëzon shifrat e turizmit: Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8 milionë euro

Berisha rrëzon shifrat e turizmit: Buxheti i shtetit fitoi vetëm 8

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë shifrat e qeverisë për turizmin, e cila deklaron se kanë hyrë 10.1 milionë turistë në vitin 2023.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se referuar statistikave në Shqipëri në vitin 2023 pati gjithsej në të gjithë shtretërit privatë të këtij vendi 6 milion net, pra 10.1 milion fjetën në Shqipëri pak më shumë se gjysmë nate për person.

Me këto te dhena, sipas tij  buxheti i shtetit fitoi gjithsej 8 milionë euro.

Berisha: Më lejoni të jap shifrat, faktet.
Edi Rama dhe instituti i tij deklarojnë se në Shqipëri janë futur 10.1 milionë turistë në vitin 2023.
Nuk po e kundërshtoj, po e marr të vërtetë.
Po çfarë tregon instituti i tij? Instituti i tij thotë se në Shqipëri në vitin 2023 pati gjithsej në të gjithë shtretërit privatë të këtij vendi 6 milion net.
Pra, 10.1 milion fjetën në Shqipëri pak më shumë se gjysmë nate për person.
Miqtë e mi, statistika tregon se Mali i Zi në vitin 2023 pati 2.8 milionë turistë.
Por Mali i Zi pati 16.8 milionë net fjetje në vitin 2023. Mali i Zi pati rreth 8 net fjetje për një turistë.
A e imagjinoni ju o miq, gjysëm nate në Shqipëri, 8 net në Mal të Zi.
Kroacia pati në të njëjtin vit, 20.5 milionë turistë. Pati 105 milionë net fjetje. Pati mbi 5 net fjetje për një turist, kundrejt gjysëm nate në Shqipëri.
Kjo është shakaja e dheut. Ky është falsiteti dhe turpi i tyre.
Po të marrim anën tjetër. Banka e Shqipërisë deklaron se në vitin 2022, nga turizmi hynë në ekonomi 2.8 miliardë euro.
Prisni miq! Po sa pagoi turizmi TVSH në Shqipëri? Sa ishte TVSH-ja që përfituat nga të gjitha shitjet e shtretërve turistike?
Të gjitha shitjet ishin gjithsej 140 milionë euro.
Me TVSH 6 përqind, pa rimbursim të TVSH-së, buxheti i shtetit fitoi gjithsej 8 milionë euro.
A ka pra falsitet më të madh?
A ka mashtrim më të madh?
A e ndjeu ekonomia shqiptare këtë?
Për ta kuptuar se sa e ka ndjerë ekonomia, do u jap shifrat zyrtare.
Në vitin 2022, me 7 milionë turistë, rritja ekonomike ishte 4.48.
Në vitin 2023, me 10.1 milionë turistë, rritja ekonomike jo vetëm që nuk u rrit në 6 përqind, por zbriti në 3.4 përqind.
A e kuptoni ju falsitetin e tmerrshëm të turizmit kallp?
Të turizmit, të cilin ekonomia shqiptare nuk e ndjen se ekziston.
Të cilin qytetarët shqiptarë e gëzojnë me 8 milionë euro.

Të fundit