Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro kilometri, në Europë 2-3 milionë euro

Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në një bashkëbisedim me qytetarët e Dibrës se 1 km rrugë në Evropë ndërtohet me 2-3 milionë euro, ndërsa në Shqipëri ndërtohet me 24-30 milionë euro.

Kryedemokrati u shpreh se qeveria vijon gjithnjë e më shumë të vjedhë. Berisha solli në vëmendje rentën e mineraleve, taksën e cila u vendos në vitin 2007 dhe që Rama, deklaron Berisha, e hoqi një vit më parë përmes ryshfeteve.  

“Do t’ju jap një shembull. Në vitin 2007 ne vendosëm rentën e mineraleve, një taksë e cila duhet t’u lihet komuniteteve lokale për rrugë, për shkolla. Dhe është detyrim ndërkombëtar. Socialisti Edi Rama 1 vit më parë hoqi rentën. Po si e hoqi? Absolutisht me valixhe ryshfeti, me asgjë tjetër, e blenë ata që shfrytëzojnë mineralet. Ato miniera nuk japin asgjë për atë komunitet përveç aksidenteve dhe rrogave të ulëta. Si ndodh që ne në një vend të pasur të varfërohemi. Ndodh sepse 1 km rrugë në Europë ndërtohet me 2-3 milionë euro, 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 24-30 mln euro. Kjo nuk është fantazi. Shkoni dhe merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, ngjitur me Tiranën, 30 mln euro kilometri. Zgjerimi i Unazës 24 mln euro kilometri. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin”, u shpreh Berisha.

Të fundit