Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sa të jetë Edi Rama, votë nuk ka, duhet ta rrëzojmë këtë mur krimi

Berisha: Sa të jetë Edi Rama, votë nuk ka, duhet ta

Kreu i PD, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, tha se me Ramën në pushtet nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje.

Berisha deklaroi se opozita ka përpara detyrën historike për të rrëzuar “murin e krimit” të ngritur nga qeveria Rama.

Berisha: Kjo tryezë do funksionojë, do mblidhet përsëri. Ndërkohë unë kërkoj nga ju, me specialistët që keni, të paraqisni të gjitha propozimet pranë komisionit të reformës zgjedhore.

Çfarë po bëjmë ne tani? Ne do bëjmë çdo hap me transparencë të plotë.

Erdhën zgjedhjet e 11 majit. Asnjë kusht për t’u futur në ato zgjedhje nuk kishte. Se në qoftë se unë them që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, unë atë deklaratë e kam të vërtetuar dhe ia vërtetoj kujtdo.

Por midis bojkotit dhe vazhdimit të betejës, ne zgjodhëm vazhdimin e betejës, ndonëse të bindur se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Dhe këtë duhet ta ngulitim ne tek çdo opozitar.

Edi Rama bën gjithçka për të shtypur votën, Altin Troplini e mbron atë në mënyrën më kriminale. Ju lutem, shqiptarët duhet ta kuptojnë, dosja 184 dhe dosja 339 u bënë famëzeza në mbarë botën se u botuan në mediat e mëdha gjermane dhe pastaj në mediat e tjera.

Nuk mund të kishte prokuror në një vend të lirë që të mos vepronte pasi ato ishin regjistruar në përputhje me procedurën e Kodit Penal, përveç Troplinit, Pojës së Skapit dhe atij xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Krajës.

Kur dëgjoj opozitarë që bërtasin ‘rroftë Skapi’, gjëja e parë që më shkon ndërmend se këta janë fantazmagorikë, nuk dinë ç’do të thotë pluralizëm.

Më thuaj ti mua çfarë garancie ka një forcë politike që ai bën një listë krimesh dhe ai ia amniston? A nuk është një licencë për Edi Ramën dhe kriminelët elektorale për t’i vazhduar edhe më shumë dhe i vazhduan edhe më shumë.

E theksova këtë për të parë se sa jetike është guximi dhe qëndresa jonë. Ne do bëjmë gjithçka në përpjekje të ndershme për një ligj sa më të drejtë elektorale. Por ne me këto në mënyrë absolute do mashtrojmë veten në qoftë se pranojmë Edi Ramën. Sa ta pranojmë atë, votë nuk do kemi.

Prandaj miq, të bëjmë gjithçka për të përmirësuar, po të mos harrojmë se detyrën e kemi shumë të madhe. Ne do të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara.

Të fundit