Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Salianji organizoi takim me Suel Çelën, shkeli vijën e kuqe

Berisha: Salianji organizoi takim me Suel Çelën, shkeli vijën e

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se takimi i Ervin Salianjit i organizuar dje në Elbasan, fsheh prapa Suel Çelën.

Berisha tha se PD ka vijë ndarëse bashkëpunimin me krimin dhe në këtë rast, kjo vijë e kuqe është shkelur.

"Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i kuotuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale.

Përsa i përket takimit që thoni ju, kemi informacione, jo një por disa të cilat pohojnë se, Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit, strukturat e saj që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Pra kjo parti ka linjë absolute të kuqe, çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, kaq!", deklaroi Berisha.

Të fundit