Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Salianji të vazhdojë axhendën, media do ushqim që të mbulojë skandalet e qeverisë

Berisha: Salianji të vazhdojë axhendën, media do ushqim që

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Ervin Salianji mund të vazhdojë axhendën private që ka nisur. Ai deklaroi se mediat duan ‘ushqim’ për të mbuluar skandalet.

“Tani, unë e kuptoj që doni ushqim për studio në mënyrë që të mbuloni skandalet e tmerrshme të qeverisë, por e vërteta është se zoti Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale. Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie.

Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar... Ato nuk kanë rëndësi fare. Zgjedhja është thelbi i lirisë. Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, tha Berisha.

 

Të fundit