Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Berisha: Samiti i 6 Dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur
Kreu i PD Sali Berisha thotë se samiti i 6 dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të ‘Ballkanit të Hapur’.
Në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë, Berisha shton se Europa në këtë samit i thotë kreut të Kremlinit që Shqipëria është territori i tyre dhe të harrojnë ambicien e tyre.
Berisha: Është një kënaqësi e veçantë të ju përshëndes sonte, të ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj në këtë takim, në prag të një momenti historik për jo vetëm PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi.
Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.
Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe.