Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Së shpejti nisim përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Berisha: Së shpejti nisim përzgjedhjen e kandidatëve për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë puna për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha u shpreh se procesi i brendshëm në PD po vijon paralelisht me përgatitjet për zgjedhjet.

Berisha: Nga njëra anë, po zhvillohet analiza dhe zgjedhjet në PD. Mund të ju them se, ndonëse mediat i censurojnë se kanë urdhër, pasi partia tjetër nuk bën zgjedhje, por bën emërime si në shpellat e mafies, ato po ecin shumë mirë.

Ndërkohë, po përpiqemi që të përqendrohemi dhe duhet të përqendrohem me të gjithë forcën tonë në organizim, sikundër protesta është arma kryesore e opozitës shqiptare kundër këtij regjimi.

Kështu që, shumë shpejt do të fillojmë punën për zgjedhjen e kandidaturave dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të fundit