Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Së shpejti, Shqipëria do jetë e gjitha në protestë

Berisha: Së shpejti, Shqipëria do jetë e gjitha në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se së shpejti e gjithë Shqipëria do të jetë në protestë.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri, Berisha tha se opozita mbështet  çdo kauzë të drejtë, ndërsa u zotua se do të anulojë ligjin për arsimin e lartë sapo të vijë në pushtet, duke iu referuar protestës aktuale të pedagogëve.

"Po punohet për protestat. Me protesta pjesore. Gjykoj se ndërmarrja e një seri protestash pjesore, është e dobishme, e drejtë.

Pastaj kalohet në protestë të përgjithshme. Do tentojmë të bëjmë gërshetim protestash. Shqipëria do jetë e gjitha në protestë.

Biznesi i vogël po vdes. Do jetë protestë me shoqata biznesi, duhet mbështetje, nxitje. Mësuesit janë të gatshëm për protestë, duan nxitje. Universitetet, studentët e pedagogët filluan me protesta.

Do anuloj ligjin për arsimin e lartë, zotim solemn. Ai ligj anulohet menjëherë dhe miratohet një ligj i cili garanton autonominë e universiteteve. Universitetet sot me bord, po kancelari? Një komisar i vërtetë."-tha Berisha.

 

Të fundit