Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Berisha sërish kryetar? Ina Zhupa: Do votëbesohet në Kuvend sipas statutit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se në datën 2 dhjetor kur të mbahet kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, do të zhvillohet edhe procesi i votëbesimit i kryetarit të “Rithemelimit” Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se nuk mund të përgjigjet nëse do jetë sërish ai kryetari i partisë, por siguroi se procesi i votëbesimit do zhvillohet me vota të mbyllura.
“Në kuvendin kombëtar të datës 2 dhjetor do jetë fillimisht votëbesimi i kryetarit të partisë zotit Berisha, i cili nëse ka humbje të zgjedhjeve lokale, siç ishte këtë herë, statuti është i qartë, ti do kalosh në votëbesim, pavarësisht se pse ka ndodhur humbja.
Procese të tjera kanë të bëjnë me atë që do paralajmërojë kuvendi kombëtar. Hapat e mëtejshëm që lidhen në një aspekt me aksionin opozitar dhe me përballjen me qeverinë dhe në aspektin tjetër me ndërtimin e një programi, qasje që lidhet me 2025 me zgjedhjet e përgjithshme, qofshin këto në 2025 apo edhe më parë.
Berisha do votëbesohet, është proces që kryhet sipas statutit, me votë të mbyllur. Kështu që nuk i dihet asnjëherë nëse do jetë sërish Sali Berisha kryetari”,-tha Ina Zhupa.