Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha sërish në krye të PD? Si e lexon Nishani deklaratën e ish-kryeministrit

Berisha sërish në krye të PD? Si e lexon Nishani deklaratën

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e liderit historik të PD, Sali Berisha të pak ditëve më parë, kur tha se nuk përjashton asnjë të drejtë të tij kushtetuese më, kur u pyet mbi mundësinë e rikthimit në krye të PD.

Nishani tha në Euronews se deklarata e Berishës ishte jo një paralajmërim për rikthimin në krye të partisë por një thirrje për të ndryshuar.

Pretendoj se e njoh z. Berisha pasi kam qenë bashkëpunëtor i afërt i tij, në këtë kontekst do t’u thosha që ta kuptonin në thelb deklaratën e z. Berisha duke u thënë që PD është shumë keq dhe duhet të ndryshuar, nëse nuk e ndryshoni atëherë do të bëjë unë një sforco”, tha Nishani.

Sipas tij, Berisha arriti që të ringrihej pas ngjarjeve të vitit 1997 kur bashkë  me PD prekën fundin por tha se nuk e shikon si të mundshëm një rikthim të tij në zgjedhjet e vitit 2025 dhe e sheh deklaratën më shumë si një shqetësim për atë që po ndodh brenda PD.

Të fundit