Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha sfidon Ramën: Të ftoj në një debat televiziv, të shohësh sa të ulët e ke IQ

Berisha sfidon Ramën: Të ftoj në një debat televiziv,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv për të disatën herë.

Në ’Opinion’, Berisha u shpreh se mund t’i tregojë Ramës se sa të ulët e ka IQ, teksa iu drejtua duke i thënë se mosha nuk është vetëm vite dhe kryeministrit vitet i kanë peshuar aq rëndë sa ‘ka lajthitur’.

“Meqë më thua moshën ti. Unë të dëftoj ty dy gjëra. E para të bëj një debat televiziv me Edi Ramën e dyta të ftoj ti bëj testin e flintit e të shikosh se sa të ulët e ka IQ. Mosha nuk është vetëm vite, janë një faktor, por faktori i dytë më madhor është vjetrimi. Po të shikosh Ramën vitet i kanë peshuar aq rëndë sa nuk ka njeri që lajthit më shumë se ai”, tha Berisha.

Të fundit