Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shëndetësia falas sot është vrasje me pagesë e qytetarëve nga qeveria e Ramës

Berisha: Shëndetësia falas sot është vrasje me pagesë e

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se kryeministri Rama erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas, por sipas tij sot del se shëndetësia falas është vrasje me pagesë e qytetarëve shqiptarë nga qeveria.

Berisha nga tubimi qytetar: Të dashur qytetarë dhe qytetare, në këtë vend ku skandalet me pasoja herë-herë dhe vdekjeprurëse për qytetarët vendosen kat mbi kat, nuk di njeriu, hetohet se çfarë ndodh në këtë vend.
Sot, Edi Rama deklaroi se në administratën e tij ka pjesë të zeza.
Më lejoni t’i them këtu para jush se në administratë sot kryebalozi i zi i saj e ka emrin Edi Rama.
Edi Rama është njeriu që ndërtoi me moralin e tij pervers, çnjerëzor, sistemin e korrupsionit në çdo segment të administratës.
Edi Rama erdhi si bastion i zi i vjedhjes së shqiptarëve.
U instalua kryeministër me akuzën e OSBE-së se gjatë kohës si kryetar bashkie, vodhi dhe depozitoi në kontot offshore 200 milionë euro.
Edi Rama është balozi i zi i administratës së sistemit korruptiv sepse akoma pa u bërë kryeministër, hyri në saraje krimi me oborr 5 mijë metër katrorë dhe themele 720 metra të gjata, në një kohë kur balozi i zi kishte të deklaruara në ILDKP gjithsej 3800 euro. Kishte të deklaruara 400 mijë lekë.
Edi Rama është balozi i zi që ndërtoi në këto vite sistemin barbar të vjedhjes së qytetarëve sepse erdhi në pushtet me pallat në pajë të zonjës së tij pesëkatësh, pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj.
Miqtë e mi, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas, kurse sot na del se shëndetësia falas është vrasje me pagesë e qytetarëve shqiptarë nga qeveria.

Të fundit