Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: “Sheqeri” bëri fushatë për Ervin Hoxhën, krahu i djathtë i Shullazit ishte truprojë e Blendi Gonxhes

Berisha: “Sheqeri” bëri fushatë për Ervin

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Muç Shlaljani, agjenti i AMP që mbeti i plagosur rëndë në Rinas, ka bërë fushatën për ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Pas fushatës, Berisha thotë se Muçi u bë pjesë e strukturave të AMP-së.

Kreu i demokratëve ka deklaruar po ashtu se edhe shënjestra e dyshuar e atentatit, Gilmando Dani, ka qenë truprojë i Blendi Gonxhes.

Berisha: Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin. Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.

Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.

Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.  Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.

Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë.

 

Të fundit