Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shkaku i rënies dramatike të turizmit është narko-euroja, qeveria dhe operatorët e fshehin

Berisha: Shkaku i rënies dramatike të turizmit është

Kryedemokrati Sali Berisha foli për rënien e turizmit. Sipas Berishës, pas dështimit fshihet nark-euroja, ose paratë e krimit.

Berisha tha se autoritetet janë në dijeni, por e fshehin.

“Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar. Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.

Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.

Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.

2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.

Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.

Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.

Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.

Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë. E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit