Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shkatërrimi i turizimit, mekanizmi kryesor i Ramës për të vjedhur

Berisha: Shkatërrimi i turizimit, mekanizmi kryesor i Ramës për

Berisha: Miqtë e mi, ajo që ndodh, mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre.

Në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Pasuri kombëtare më e madhe, potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është potenciali turistik, është oferta e brigjeve të detrave dhe liqeneve të saj, oferta e Alpeve dhe maleve të saj.

Turizmi në Shqipëri nga një bekim, nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për ccdo qytetar shqiptar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithësej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.
4 euro për banor, shpenzimi është 215 euro, sepse miqtë e mi të gjithë ccfarë vjen e s’vjen e vjedhin qeveritarët dhe oligarkët e tyre, narkotrafikantë dhe resortet e tyre.
Ndaj edhe Shqipëria është i vetmi vend në planet që bërtet se mora 10 mln turistë, por që fjetën gjithësej gjysmë nate për turistë në Shqipëri. Këto janë shkaqet.

Të fundit