Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shkon sërish në PD, Gazment Bardhi shtyn konferencën për mediat

Berisha shkon sërish në PD, Gazment Bardhi shtyn konferencën

Ish-lideri Sali Berisha ka mbërritur sërish në selinë blu. Ai është shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Berisha nuk provoi fillimisht të hapte dyert e PD-së që prej ditësh janë të kyçura, por u drejtua për një komunikim me mediat.

Më herët në PD shkoi një grup i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe anëtare të LGDSH-së, por nuk mundën të hynin në dyert e selisë. Kjo është dita e tretë që mbështetësit e Berishës tentojnë të hyjnë në mjediset e brendshme të PD-së.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi kishte njoftuar konferencë për mediat në orën 13.00, por vizita e Berishës në selinë blu e ka detyruar atë ta shtyjë prononcimin për gazetarët.

Nesër në orën 12.00 para selisë blu do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Berisha.

Të fundit