
Flash News
Dhunohet polici në Kukës, e presin poshtë shtëpisë dhe e rrahin me sende të forta
100 ditë apo 16 vite?
Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
Nga marrëveshja për detin me Greqinë te lidhja Rama-Soros, Berisha flet për median greke
Berisha shpall paktin kombëtar për rininë: Punësim brenda vitit, 5 mijë euro grant për biznesin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Berat, ka shpallur paktin kombëtar për rininë. Sipas tij ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat.
"Miq, 100 ditët e para do shpallim paktin kombëtar me rininë dhe për rininë. Ky pakt do garantojë çdo të diplomuar brenda një viti punësim në sektorin publik apo privat. Ky pakt nënkupton krijimin e zyrave të karrierës në të gjitha universitetet me qëllim orientimin dhe punësimin e tyre në ndërmarrje publike dhe private. Startup Albania, rinia në sipërmarrje, do jetë shtyllë e këtij pakti. Një fond fillimisht me 10 milionë euro për të financuar startupet e çdo të riu. Për të financuar projektet e çdo studenti, ëndrrat e tij. 5 mijë euro grant për çdo të ri që projekton për të nisur një biznes në Shqipëri.
Grantet nga fondi kombëtar do të përdoren për startupet teknologjike, sociale, por edhe për fermerët e rinj që duan të zhvillojnë fermat e tyre. Inkubatorë rajonalë në çdo qendër të madhe për t’u afruar biznesmenëve të rinj të gjitha lehtësirat për bizneset e tyre. Punëdhënësi që do punësojë të rinjtë do ketë një ulje 70 përqind me taksa. Po! Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si ujët e pakët për ne. Ne do bëjmë gjithçka që ata të rrijnë, të ndërtojnë foletë e tyre, të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të gjitha këto, 5 vite pa asnjë taksë kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre.
Kombi në rininë e tij vjen vetëm kur ne të marrim çdo masë që të rinjtë të kenë çdo hapësirë për ëndrrat e tyre këtu në Shqipëri. I garantoj se kuotat në raport me grupmoshën do jenë operative si në politikë, si në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do jenë promotorët kryesorë të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të dataqendrave. Debat intensiv me influencerë dhe TikTok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë do merren vetëm me pëlqimin e tyre. Kombi duhet të ndryshojë tërësisht qëndrimin ndaj të rinjve, në mënyrë që ata të mbeten këtu në Berat, të mbeten në Shqipëri.
Çdo çift i ri do ketë një grant 30 mijë euro, me të cilin ai do paguajë interesat e kredisë për çdo fëmijë. Për fëmijën e parë 70 euro bonus. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, nga lindja gjer 23 vjeç, çdo shpenzim do merret përsipër nga shteti. Për fëmijën e katërt e njëjta gjë. Shkollat tetëorëshe. Shkollat me ushqim. Shkollat me teknologjinë më të lartë. Mësuesit nuk do kenë rrogë nën 1500 euro. Askush nuk duhet të harrojë se zemra dhe shpirti i një kombi janë rinia, ndaj dhe ne jemi të vendosur të ndahemi nga kjo periudhë që na i largoi të rinjtë nga vendi si asgjë tjetër në historinë tonë kombëtare.
Unë garantoj qytetarët e Beratit se nuk jam sot këtu për karrierën time politike. Jo. Të jem shumë i sinqertë me ju. Unë i kam bërë karrierat e mia. Por unë jam këtu në një mision sepse unë jam njëri nga ju që i qan shpirti dhe zemra kur shoh klasa pa fëmijë, kur shoh të moshuarit në vetmi të madhe dhe pasiguri të plotë, kur shoh pensionistët që kanë shkrirë jetën për Beratin dhe Shqipërinë dhe numërojnë kafshatat. Nuk mund të pajtohem me këtë unë kurrë.
Kur fermat që falimentojnë njëra pas tjetrës dhe shoh pasuritë përrallore që ka Berati, që ka Shqipëria dhe shoh që ato plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh vendorë dhe qendrorë që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja njëri me tjetrin. Që zhdukin qindra e qindra milionë euro," tha Berisha.
Të fundit




Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17
Skandali/ Eduart Shalsi bën fushatë brenda komisariatit të Kukësit
6 Maj 2025, 16:56






Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë!
6 Maj 2025, 15:47

Rihanna në pritje të fëmijës së tretë!
6 Maj 2025, 15:22
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
6 Maj 2025, 15:14
LDK-ja propozon qeveri tranzicioni
6 Maj 2025, 15:03


Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit
6 Maj 2025, 14:27
Kopliku: Vota në 11 maj për PD-ASHM është ndëshkimi i merituar për Ramën
6 Maj 2025, 14:21
"Caligula rilindas", karikatura perlë e Bujar Kapexhiut për Ramën
6 Maj 2025, 14:12


Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
6 Maj 2025, 13:52




Krimet zgjedhore, SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime
6 Maj 2025, 13:00
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar
6 Maj 2025, 12:53
Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin
6 Maj 2025, 12:33





Shembja e masivit të kromit, ende asnjë shenjë nga vjeçari në Klos
6 Maj 2025, 11:29
Xhaferri: Bandat e krimit punojnë për deputetët që duan
6 Maj 2025, 11:19
Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash
6 Maj 2025, 11:10
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
6 Maj 2025, 11:00
Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024
6 Maj 2025, 10:56
Aksident në Roskovec, plagosen dy pasagjerët
6 Maj 2025, 10:47


PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi
6 Maj 2025, 10:18
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak raporti mjekësor i Irena Gjokës
6 Maj 2025, 10:08
Dy aksidente në Elbasan, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur
6 Maj 2025, 09:52


Rama presion qytetarëve: Ose votoni PS-në, ose mos votoni fare
6 Maj 2025, 09:15
Nga mbrojtja deri te emigracioni, çfarë premton qeveria e re gjermane?
6 Maj 2025, 09:08
Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit
6 Maj 2025, 08:55


‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”
6 Maj 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Maj 2025, 08:23
Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
6 Maj 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Maj 2025, 07:50

Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01





27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50

Meta: Rama ka frikë nga humbja, prandaj bën thirrje për mospjesëmarrje
5 Maj 2025, 19:25

