Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Avokat i vjedhjeve më të mëdha në histori, po mbron Ramën

Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Avokat i vjedhjeve më të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur nga Kuvendi pas largimit të Altin Dumanit. Berisha e akuzoi Dumanin si avokatin e të gjitha vjedhjeve që ka kryer qeveria.

Berisha tha se qëndrimi i Dumanit ndaj çështjeve të mëdha financiare tregon kapjen e drejtësisë nga politika duke filluar nga inceneratorët tek dosja CEZ.

Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit.

Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot. Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh. Po nuk mund të bëhet më i shpifur. Po çfarë hetimi paraprak mo?

Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës? Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim.

Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro? Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh? Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Të fundit