Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shpreh ngushëllimet për Agim Doçin: Poet i shquar, atdhetar dhe mbështetës i palëkundur i demokracisë

Berisha shpreh ngushëllimet për Agim Doçin: Poet i shquar,

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit Agim Doçi.

Berisha e ka vlerësuar figurën e Doçit për kontributin e tij të shquar në kulturën shqiptar, si një atdhetar, shpirt i lirë, mbështetës i palëkundur i demokracisë.

"Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për shkrimtarin, poetin e shquar, autorin e vargjeve poetike të qindra këngëve nga më të bukurat, publicistin, polemistin, intelektualin atdhetar e me shpirt të lirë, mbështetësin e palëkundur të demokracisë, Agim Doçi.

Ai nuk do të jetë më midis nesh, por jeton dhe do jetojë gjithmonë në veprat e tij.

Duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të Agim Doçit dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i tij të gjejë paqen e amshuar. Amin!", shkroi Berisha.

Të fundit