Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shpresojmë që sot të kemi një kandidat për Tiranën, do konsultohemi me aleatët

Berisha: Shpresojmë që sot të kemi një kandidat për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë selisë blu para mbledhjes me grupin e mandatuar për negociata me aletët, lidhur me kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Berisha tha se sot shpresojnë të kenë një emër për zgjedhjet e pjesshme, ndërsa theksoi se do të komunikojnë edhe me aletatët.

Berisha tha se ka shumë emra, një pjesë e të cilëve e kanë shpallur kandidaturën publikisht.

DEKLARATA:

Berisha: Një falënderim dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, personalitete që shprehen dëshirën dhe gatishmërinë e tyre për tu përballur në interesin më të mirë të qytetarëve të Tiranës, me të keqen që ka vetëm një emër: Edi Rama.

Pyetje: Do kemi kandidat, një emër sot...

Berisha: Shpresoj se po, por do të ketë diskutime edhe me koalicionin. Shpresoj se po.

Pyetje: A kanë ardhë shumë propozime nga kandidatë të pavarur?

Berisha: Janë disa, janë disa. Janë, sepse ka që e kanë shpallur publikisht ka të tjerë që e kanë shprehur dëshirën.

Pyetje: Cilët janë emrat që kanë shprehur dëshirën? Emrat më të njohur.

Berisha: Emrat më të njohur janë bërë publik në media dhe disa prej tyre i kam mësuar nga ju. Unë i kam mësuar nga mediat disa. Të tjerë janë pedagogë universitetesh, personalitete të ndryshme që duhet të ju marr përpara miratimin që ti bëjmë publik, se ata kanë ndjekur rrugën që të mi dërgojnë këtu, e jo ti bëjnë publike.

Pyetje: Sot kryesia e vogël e zyrtarizon kandidatin kryesor për Tiranë?

Berisha: Do të merret dhe mendimi i aleatëve, sepse jemi në një përpjekje të përbashkët.

Pyetje: Do të bëhet sot e ditur...

Berisha: Shpresoj se po.

Të fundit