Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Berisha: Shqipëria festoi sot Ditën e Pavarësisë në një diktaturë të re
Në takimin me shqiptarët në Greqi, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha e nisi fjalimin e tij përshëndetës me urime të përzemërta për Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit, duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit dhe organizatorët.
Berisha e vendosi theksine tij mbi shqetësimin për situatën aktuale në Shqipëri, e cila përshkruhet si një diktaturë e re, ndryshe nga ajo komuniste, duke mos qenë ideologjike, por e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e pasurive publike.
Berisha: Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë, Ditën e Flamurit.
Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush për praninë tuaj në këtë takim.
Falënderoj organizatorët dhe të dërguarit e PD-së që janë sot të pranishëm në takimin me ju.
Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para.
Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.
Është një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.
Është një diktaturë që bazohet në rikthimin në Shqipëri të arrestimit dhe burgjeve të kundërshtarëve politikë.
Në shndërrimin e proceseve zgjedhore në një farsë zgjedhore.
Në kontrollin e plotë të ekonomisë, medies dhe shoqërisë.
Pra, është një diktaturë që bazohet në shkelmimin e ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo formë diktaturë, e panjohur ndonjëherë në Europë, por e njohur rëndom në Amerikën Latine dhe në vende të tjera të Afrikës, është forma e diktaturës që nuk zbaton asnjë rregull, asnjë ligj, ndaj studiuesit e kanë cilësuar si formën më të keqe të diktaturave.
Por, si çdo diktaturë, edhe kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë.
Ndaj dhe ne jemi në këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë.
Thashë dhe njëherë, nuk njeh ligje, Kushtetuta, rregulla dhe parime, njeh vetëm interesa mafioze të padrinos apo të kryeministrit që kontrollon çdo pushtet në Shqipëri.