Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Berisha: Shqipëria me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar, tejkalon dhe Rusinë e Putinit
Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Shqipëria po i ngjan më shumë Rusisë së Vladimir Putin, me tre drejtuesit e opozitës të arrestuar ose në procese politike.
Berisha: Njëlloj si diktatura që kishte të indoktrinuarit dhe automatet e saj, diktatura e krimit dhe mafies, e drogës dhe bandave, ka dhe ajo papagajtë e vet, ka dhe ajo lakejtë e vet, ka dhe ajo kriptoavoketërit e vet, të cilët nga mëngjesi në darkë mashtrojnë, mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë qytetarët.
Të cilët u servirin për sukses, suksese imagjinare dhe mbulojnë me to dështimet dramatike. Mbulojnë me to asgjësimin e votës së lirë.
Mbulojnë me to zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë si kurrë ndonjëherë në histori.
Mbulojnë me to varfërimin e frikshëm të shqiptarëve.
Ju qëndroni, nuk dorëzoheni, ju qëndroni të pamposhtur sepse nuk mund të pranoni një Shqipëri e cila sot është vendi i vetëm në Europë, tejkalon Rusinë e Putinit, tejkalon Bjellorusinë e Llukashenkos, me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike.
Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër.
Por kjo çfarë është?
Këto janë akte madhore, kazëm në themel të kushtetutës, vetëm e vetëm për ti caktuar opozitës kryetarin që do Edi Rama.
Vetëm e vetëm që opozita të ketë një kukull peqe lepe dhe sovraniteti i këtij vendit të shkelmohet nga mafia ndërkombëtare dhe mafia shqiptare.