Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria ngec në IBAR, 17 prilli ditë për mbrojtjen e ëndrrës europiane

Berisha: Shqipëria ngec në IBAR, 17 prilli ditë për

 Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka mbetur sërish pas në procesin e vlerësimit të IBAR, duke akuzuar qeverinë për dështim në përmbushjen e standardeve kyçe për integrimin europian.

Në një njoftim për shtyp, Berisha u shpreh se procesi i shqyrtimit nga strukturat e Bashkimi Evropian po has pengesa të vazhdueshme.

Sipas tij, “procesi i vlerësimit të IBAR mbeti në klasë edhe dje”, duke shtuar se çdo javë shtohen vendet që e kundërshtojnë raportin për Shqipërinë. Ai theksoi se ky raport lidhet me çështje themelore si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit ligjor.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për situatën, duke pretenduar se korrupsioni ka ndikuar negativisht në procesin e integrimit.

Ai krahasoi gjithashtu progresin e Shqipërisë me atë të Mali i Zi, duke theksuar se ky i fundit ka marrë një vlerësim pozitiv unanim më herët.

PJESE NGA DEKLARATA

Dua të ju informoj se, procesi i vlerësimit të IBAR mbeti në klasë edhe dje. Pra Këshilli i Ambasadorëve që shqyrton këtë raport, që ka të bëjë me zbatimin e themeleve, gjërave themelore, shtetit ligjor dhe luftës ndaj korrupsionit, çdo javë mbetet në klasë.
Çdo javë shtohen vendet që e kundërshtojnë.
Pra, Shqipëria për shkak të vjedhjeve të Ramës, Lubisë dhe Lindave të AKSHI-t, veçohet dhe ai nxjerr zëdhënësat e tij të thotë, që Shqipëria është para Malit të Zi, ndërkohë që Mali i Zi u votua pozitivisht, unanimisht që në fillim të Marsit.
A do pranojnë shqiptarët që fatin e tyre ta përcaktojnë vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Unë nuk besoj kurrë.
Ndaj dhe data 17 është dita e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, për të cilët ëndrra Europiane është projekti i jetës së tyre, familjes së tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.
Faleminderit!

Të fundit