Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqipëria për shkencën shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian

Berisha: Shqipëria për shkencën shpenzon 746 herë më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar u shpreh se kërkimi shkencor, i cili është jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë. ‘Shqipëria për shkencën, shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e BE’, dekaroi Berisha në fjalën e tij.

 Berisha: Shqipëria në vlerësimin e fundit tyë Pizas, për 8 vjeçarin e qeverisë së krimit, mban flamurin më të zi për rënien dramatike të cilësisë së arsimit.

Cilësia e arsimit në këtë klasifikim del më e ulët se në vitet 2000.
Në shumicën e rretheve të vendit, njohuritë e nxënësve të klasave të 9-ta janë më të pakta se ato të klasave të 7-ta në Tiranë.
Mendimi kreativ i të rinjve shqiptarë është më i ulëti dhe vjen pas atij të Uzbekistanit dhe Turkmenistanit.
Kurse kërkimi shkencor jetik dhe vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe zhvillimin e vendit, pothuajse ra në tërësi në inekzistencë.
Të dashur miq, Edi Rama jo vetëm ndaloi kërkimin shkencor duke ndaluar mbrojten e doktoraturave dhe masterave, por edhe atë buxhet që ekzistonte e destionoi për burokratët e tij.
Shqipëria për shkencën të dashur miq, shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ua dhashë këtë shifër për të kuptuar hipokrizinë e tmerrshme të kësaj qeverie, që mashtron shqiptarët për Shqipërinë e viteve ’30 në BE. Edhe njëherë ju lutem, fiksojeni për kërkimin shkencor në universitete e laboratorë të vendit, Shqipëria shpenzon 746 herë më pak se mesatarja e BE-së.

Të fundit