Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqiptarët do ia japin më 24 janar përgjigjen Taos së krimit dhe Edi Ramës

Berisha: Shqiptarët do ia japin më 24 janar përgjigjen Taos

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili paralajmëroi se nëse opozita nuk merr pjesë në dy reformat, zgjedhore dhe territoriale, mazhoranca do të ndryshojë formulën dhe do të vijojë punën e vetme.

Berisha tha se përgjigja do t’iu jepet në protestën e 24 Janarit.

“Askush nuk do të na detyrojë. Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët do thonë fjalën e tyre. Kjo është përgjigja ime për ta,” deklaroi Berisha.

I pyetur nëse PD ka bojkotuar Parlamentin, Berisha tha: “Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin. Do jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve.”

 

Të fundit