Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqiptarët paguan 1 mln euro, Rama e Alaba grabitën portin mijëravjeçar!

Berisha: Shqiptarët paguan 1 mln euro, Rama e Alaba grabitën portin

 Kreu i PD, Sali Berisha deklaron nga tubimi qytetar se shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama e Alabar grabitën portin mijëravjeçar. 

Sipas tij, kjo plaçkitje jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare.

Berisha: Porti i Durrësit, port mijëravjeçar ka qenë në shkuj një bekim i madh për shqiptarët. Ka qenë porta e vërtetë e Shqipërisë drejt perëndimit, por edhe gjenerator i madh i të ardhurave, gjenerator i madh i punësimit për Durrësin.

Në pozicionin e tij gjeografik ai ka patur një ndikim shumë të madh në çmimin, në furnizimet dhe në të gjithë mirëqëniet e qytetarëve shqiptarë.

Porti, i cili ishte pra një bekim i Zotit për shqiptarët. Portin në të cilin mund të arrihej deri në 4 milionë ton mallra ngarkim e shkarkim, tani shndërrohet në Dubain e Edi Ramës dhe Alabarit.

Po shqiptarët çfarë fitojnë?

Shqiptarët paguajnë nga djersa dhe gjaku i tyre 1 mln euro për ndërtimin e portit të ri, sepse Edi Rama, Alabar, u grabi porti mijëravjeçar.

Kjo grabitje, kjo plaçkitje e tmerrshme jo vetëm rrënoi pagat dhe mirëqeniet, por shkatërroi përfundimisht shëndetësinë shqiptare.

Sot, vëllezërit, motrat, nënat, baballarët tanë, fëmijët tanë, nipërit, mbesat nuk mjekohen dot në spitalet e vendit, sepse mungojnë ilaçet bazë, sepse analizat iu bëhen me reagent të skaduar. Nuk operohen dot, sepse sendet e operacioneve nuk i blejnë dot nga firma e Ramës dhe e Beqës.

Nuk ka shkatërrim më të madh. Shqipërisë po i shkatërrohen një nga një shërbimet.
Po arsimi, si u katandis në 8 vitet e tyre?

Të dashur miq!
Në vitet 2005-2013, arsimi në Shqipëri arriti ngjitjen vertikale në testin e PISA. Ngjitje nga më të fortat në kohën e vet, dhe u desh që të vijnë 8 vitet e tyre pa efektin e viteve të mëparshme që ajo ngjitje vertikale të shndërrohej në rënie vertikale katastrofale, në rënien më të madhe në botë, në rënien me 62 pikë të nxënësve tanë në matematikë, në rënie në fundin e botës për mendimin krijues.

Pra, de facto në rrëzimin përtokë të sistemit të arsimor.

Të gjitha këto miq, janë një faktor kryesor që përzenë shqiptarët nga Shqipëria, por mbi të gjitha vrasja e shpresës në rrëmbimin e votës, në burgjet politike, me persekutimet politike, të gjitha këto janë thirrje zemre e çdo fëmije, e çdo të riu, e çdo prindi, e çdo të sëmuri, e çdo mësuesi, e çdo të shëndoshi, e çdo mësuesi, e çdo shqiptari që e do Shqipërinë.

Të ngrihemi, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim i egër!

Të fundit