Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqiptari beson në një drejtësi që duhet të jetë në lartësinë ligjit, jo një drejtësi skllave

Berisha: Shqiptari beson në një drejtësi që duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ditën e 291 të protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ shprehu mirënjohjen për qëndrimin e palëkundur të qytetarëve shqiptarë që kanë mbrojtur kauzën e drejtë të demokracisë dhe drejtësisë. Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë të kenë një sistem ligjor që respekton moralin dhe ligjin, por përballen me një sistem të korruptuar.

Berisha: Misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar që meriton një proces ligjor të drejtë në çdo rast kundërshtie dhe padrejtësie, por që në vend të tij ka përballë një sistem në të cilin në variantin më të mirë duhet të presë 14.6 vite për të marrë vendimin e gjykatës dhe duhet të shesë shtëpi dhe katandi për të ndikuar në vendimin që i takon.

Për qytetarin shqiptar që beson në një drejtësi e cila duhet të jetë në lartësinë e moralit të së drejtës dhe ligjit, dhe jo një drejtësi skllave dhe të verbër, bashkëpuëtore në krime. Jo një drejtësi të Dumanëve, të Irena Gjokëve, xhelatëve, ish-xhelatëve të Sigurimit, apo ndrikullave të krimit të cilët si hiena bëjnë pazare pazare ditën e natën me kriminelët, rrjepin qytetarët, shesin dhe tregëtojnë dosjet e tyre, marrin peng individë dhe politikanë për interesa të tyre dhe zbatojnë në verbëri urdhrat e kryehajdutit të vendit, duke e shndërruar sot Shqipërinë në vendin e vetëm në Europë dhe ndër më të paktët në botë në një diktaturë në të cilën tre drejtuesit kryesorë të partive politike opozitare janë në procese politike të arrestuar.

Drejtues të tjerë të PD dhe partive opozitare u burgosën, iu morën mandatet si as në Bjellorusinë e Lukashenkos, si në asnjë vend në Europë, dhe megjithatë mjeranë të zhveshur nga çdo normë morale kalojnë si hiena nga studio në studio për të bërë doktrinën e diktaturës demokratike.

Të fundit