Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Berisha: Shumë shpejt do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale, çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga tubimi qytetar ka paralajmëruar se shumë shpejt shqiptarët do të marrin vesh se kush e kryeson gjykatën speciale.
Berisha: Opozitën, asgjë nuk e mposht.
Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.
Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.
Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale.
Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja.
Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.
Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike.
Çdo ditë bëhet më epike.
Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.
Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.
Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve.