Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Siç pastruam Bashkinë nga Veliaj, do pastrojmë edhe Kryeministrinë nga Rama

Berisha: Siç pastruam Bashkinë nga Veliaj, do pastrojmë edhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të vijojë aksionin politik kundër qeverisë, duke paralajmëruar se pas Bashkisë së Tiranës, në shënjestër do të jetë Kryeministria.

“Kaluam nga Bashkia. E pastruam Bashkinë. Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Erion Veliaj, nga Edi Rama. Ata do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, absolutisht nuk do gjejnë kund. Vrimë miu nuk do gjejnë,” u shpreh Berisha.

I pyetur nëse protesta do të zhvendosej drejt Ministrisë së Infrastrukturës, Berisha tha se përgjegjësia është në nivelin e Kryeministrisë, duke shtuar se lidhja mes kryeministrit dhe zëvendëskryeministres është e drejtpërdrejtë.

Sa i përket mundësisë së një marshimi drejt Kuvendit, duke pasur parasysh se jemi në muajin e Ramazanit, Berisha uroi besimtarët për agjërimin dhe theksoi se protesta është sakrificë.

“Zoti ua pranoftë agjërimin dhe Ramazanin. Zoti ua pranoftë të gjithë të krishterëve kreshmën. Zoti ua pranoftë të gjithë shqiptarëve protestën. Sakrificë, sakrificë, sakrificë,” tha ai.

Të fundit