Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Berisha: Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është sa gjysma e Tiranës në vitet ’90
Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se sipërfaqja që ka marrë në Vuno është 224 mijë metër katrorë, fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.
Nga tubimi qytetar, Berisha tha se Rama është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.
Berisha: Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.
E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?
Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.
Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.
Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë.
Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.
Për të gjitha trojet e Himarës.
Nga Borshi, në Palasë.
Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin.
Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?