Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sistemet TIMS dhe E-Gate sot janë në duart e krimit

Berisha: Sistemet TIMS dhe E-Gate sot janë në duart e krimit

Kryedemokrati Sali Berisha, tha përpara mbështetësve se sistemet TIMS dhe E-Gate janë instaluar me ndihmë nga SHBA-ja dhe garantuan liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Berisha shprehet se fatkeqësisht Rilindja bëri që këto sisteme të përfundojnë në duart e krimit.

Berisha: Te këto dosje është fytyra e vërtete e qeverisë së Edi Ramës.

Janë krimi i dytë më i shëmtuar në historinë e kombit pas shpopullimit, krijimi i narkoshtetit.

Te këto dosje që mercenari Dumani u fsheh qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur si puthador, si lake, Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë me pushtet, qëndrojnë projekte makabre të transportit të drogës, kanabizimit të Shqipërisë.

Miqtë e mi, këto dosje faktojnë se bota mizore e nëndheshme e krimit ka emëruar në Shqipëri ministra dhe mbiministra.

Se kjo botë e pashpirt ka diktuar plaçkitje dhe grabitje pafund të pronave të shqiptarëve.

Se kryeministria, se ministria e rendit, se drejtësia janë në kthetrat e pamëshirë të tyre.

Se nuk ka qelizë, nuk ka sekret që nuk u është dhënë këtyre bandave dhe kriminelëve që janë fuqia e vërtetë e shtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Këto sisteme të një sigurie të lartë, të një mbrojtje të plotë kibernetike, e bënë Shqipërinë një vend, për të cilin votuan të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave.

Erdhën zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjeve, drejtori i përgjithshëm i policisë federale gjermane dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nga vendet e tjera.

Ata mbetën të befasuar kur panë sistemet e kontrollit të kalimit të kufirit.

Po sot o miq? A e dini ju se këto sisteme janë në duart e krimit?

Se këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit