Flash News

Ditari i Opozitës

“Berisha s’mund të bëhet motor për herë të tretë”, Shehi pranon gabimet e opozitës

“Berisha s’mund të bëhet motor për herë të

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi pranoi se opozita ka bërë disa gabime, që sipas tij, i dhanë terren të lirë PS. Ndër to ai përmendi djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve lokale, mosmarrjen pjesë në reforma si ajo e drejtësisë apo territoriale.

“Ne shpeshherë kemi humb sovranitet nga paaftësia jonë. Dhe kena mbërrit një ditë që Amerika në një farë mënyre është bërë invadente dhe për tema që duhet ti kishim marrë ne përsipër. Ku kemi krijuar një lloj atriti, kjo opozitë që është sot, këto personazhe, filloi me Reformën në Drejtësi, ku kemi pas zig-zaget tona, për të mbrojtur disa territore.

Hymë me një lloj konflikti, i vumë vetes një lloj njolle të panevojshme. Dobësia e dytë u krijua me disa nga institucionet të cilat u vendosën për drejtësinë. Ligjet i bëri vetë z.Rama dhe i bëri sipas qejfit. Dhe çfarë ndodh kur ti largohesh nga një karrige, nuk është se ulet një më i mirë se ty, ulet një më i keq.

Siç ndodhi me karriget  e Parlamentit, të bashkive apo të reformave. Te të dy reformat, administrative dhe e drejtësisë, u tërhoqëm dhe ia lamë Ramës ta bëjë sipas qejfit vet. Ky është një nga ato gabimet që bien në konflikt. Mua më shqetëson se kjo është vazhdimësi mbi të cilën ne i kemi lënë terrene të parikuperueshme palës tjetër”, tha Shehi.

Ky i fundit tha në "Spotlight" se lëvizja e fundit brenda PD-së, që mbështet ish-liderin Sali Berisha është diçka pozitive me rrezikun e vetëm, dëshirën e këtij të fundit për të qenë motor për të tretën herë.

“Unë shoh anën pozitive. Kjo mund të shërbejë si një motorinë për të hap diçka të re. Ku e ka rrezikun kjo? Rrezikun kjo e ka, në qoftë se Berisha mendon se është dhe motori i kësaj pune, kjo pastaj është e gabuar. Sepse, motor tri herë nuk bëhesh, je kundër-sens, kundër kohës dhe fillon e bën dëm”, shtoi ai.

Sa i përket situatës së tensionuar që është krijuar në PD, Shehi tha se gjithçka erdhi pas humbjes së zgjedhjeve.

“Kush është plasja? Është humbja e zgjedhjeve. Po të ishin fitu zgjedhjet, nuk ishim në këtë debat ne sot. Basha do bëhej hero i ri dhe do tu mbyllte kjo punë. Mirëpo, kjo është një marrëdhënie e cila fundin e vet e ka tek zgjedhjet. Zgjedhjet u humbën!”-tha Shehi.

Ky shtoi se debati midis Berishës dhe Bashës nuk është konstruktiv, por më shumë i ngjan një goditjeje poshtë brezit.

“Ky është një debat, sigurisht që nuk është konstruktiv, për të qenë të sinqertë. Sepse bëhet me mjete që janë *me goditje poshtë brezit, nga të dy palët, në një farë mënyre. Se z.Basha mori një vendim natën e fundit, nën presionin e të huajve dhe ia la peshën të huajve”, u shpreh aleati i PD.

Të fundit