Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sokol Mëngjesi u godit me inkurajim të Edi Ramës, kishte qëllim eliminimin e tij

Berisha: Sokol Mëngjesi u godit me inkurajim të Edi Ramës, kishte

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se fshihet pas sulmit brutal ndaj avokatit të tij, Sokol Mëngjesi.

Nga tubimi qytetar, Berisha thotë se qëllimi i sulmit ishte eliminimi i tij. 

Berisha: Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.
Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.
Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.
Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.
Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.
Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.

Të fundit